Lajmërim: Bursat YÖK 2026
Në bazë të Memorandum Bashkëpunimit të
nënshkruar në mes të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së
Republikës së Kosovës dhe Këshillit për Arsim të Lartë të Republikës së Türkiye
(YÖK), do të ofrohen bursa për numër të caktuar të studentëve për arsimim në
institucionet universitare shtetërore në Türkiye.
Studentet duhet të kenë përfunduar arsimimin e ulët dhe të mesëm 12 vjeçar në
shkollat publike të Republikës se Kosovës dhe të jenë shtetas të Republikës së
Kosoves si dhe të i përmbushin kushtet e më poshtme dhe te kalojnë më sukses
intervistën nga këshilli përzgjedhës.
Kushtet e Aplikimit
1.Kandidatët/ nxënësit e Republikës së
Kosovës të cilët kanë mbaruar shkollimin e tyre të ulët dhe të mesëm 12 vjeçar
në institucionet publike arsimore në Republikën e Kosovës për të aplikuar për
bursë duhet t’I përmbushin kushtet e mëposhtme:
a.Të kenë mbaruar me sukses Testin e Maturës të organizuar nga
institucionet e Kosovës,
b.Të kenë notën mesatare së paku 4,50 nga 5, nga shkollimi i tyre 12 vjeçar në
Kosovë,
c.Të përzgjidhen nga Këshilli Përzgjedhës në bazë të metodës së zgjedhur
të testimit nga Bordi Ekzekutiv i YÖK.
2. Studentët e zgjedhur nga Këshilli Përzgjedhës do të fitojnë të drejtën e
shkollimit me bursë në statusin Studentit të Huaj të Këshillit të Lartë për
Arsim (YÖK) në universitetet në Turqi.
3. Studentit, shtetas i Kosovës i cili ka përfunduar shkollimin ne gjuhën turke
në shkollat publike të Kosovës nuk i kërkohet kushti i certifikatës se gjuhës
turke.
4. Aplikimet së bashku me aplikacionet dhe dokumentet tjera te nevojshme për bursë (Diploma e shkollimit te mesëm, transkript i cili tregon notën mesatare të arsimimit 12 vjeçar në shkollat publike në Kosovë, dhe dokumenti i rezultatit të provimit të maturës ) do të pranohenmes 3 Shtator– 9 Shtator 2026 në Ambasadën e Republikës së Türkiye.
5. Studentët e suksesshëm do të
përzgjidhen pasi që aplikimet të vlerësohen nga Këshilli Përzgjedhës të përbërë
nga përfaqësuesit nga Türkiye dhe Kosova.
6.Pagesa vjetore për shkollim do të mbulohet nga YÖK.
Parimet e Përgjithshme në lidhje me Bursat
1.Shuma e bursës e cila do të i ipet studentit nga Republika e Kosovës caktohet nga vendimi i Bordit Ekzekutiv të Këshillit për Arsim të Lartë (YÖK).
2.Shume e bursës që do të i ipet studentit gjatë arsimimit universitarë për
vitin 2026 është 6.900 TL për Bachelor, 11.250 TL për Master dhe 21.000 TL për
Doktoraturë. Bursat paguhet 12 muaj me radhë.
3.Shuma e bursës së fituar iu dorëzohet
në baza mujore studentit të Republikës së Kosovës (çdo muaj nga datat 1-10).
4.Studentit të niveli universitar nga Republika e Kosovës i epet bursë përgjatë
gjithë kohë normale të studimeve.
5.Bursa do të i paguhet studenti shtetas i Republikës së Kosovës edhe në qoftë se Programi i cili është regjistruar ka klasë përgatitorë për gjuhë të huaj.
6.Pagesa vjetore për shkollim do të mbulohet nga YÖK.
7.Studentëve iu mundësohet qëndrimi në konviktet e Institucionittë Kredive dhe Konvikteve të Arsimit të Lartë. Pagesat e konvikteve mbulohen nga YÖK.
8.Në rast se studenti kalon në një universitet tjetër apo program tjetër të arsimit bursa dhe pagesa e shpenzimeve të arsimit të tij/ saj ndërpritet.
9.Studenti i Huaj nga Republika e Kosovës është i obliguar ë vazhdojë studimet e tij/saj gjatë gjithë kohës që është duke e marrë bursën. Studentëve që pauzojnë nuk u epet bursë dhe nuk u mbulohen shpenzimet e studimit për kohën që nuk vazhdojnë programin e tyre. Në qoftë së ekziston një arsye madhore që arsyeton pauzimin bursa iu vazhdohet për aq kohë shtesë që nevojitet.
10.Në bazë të sistemit të notimit
universitar ne Türkiye, studentëve të cilët kanë mesataren vjetore më të ulët
se 2,00 nga 4 si dhe 50 nga 100 do të ju ndërpritet bursa.
11.Studentët që marrin dënime disiplinore do të ju ndërpritet bursa.
12.Studenti nga Republika e Kosovës pas diplomimit nga institucioni i arsimit të lartë është i obliguar të kthehet në Kosovë dhe të shërbej së paku 5 vite në Kosovë.
13.Studentët nga Republika Kosovës të cilët janë duke pranuar ndonjë bursë tjetër nga shteti i Turqisë nuk kanë të drejtë të aplikojnë për këtë bursë.
SHENIM 1: Të gjitha dokumentet duhet të aprovohen nga komuna ose
noteri.
SHENIM 2: Nëse dokumentet që do të bashkëngjiten nuk janë nëturqisht, ato duhet
të përkthehen në turqisht nga përkthyes zyrtar të njohur nga Ambasada Turke në
Prishtinë.
Related Documents
Monday - Friday
09:00 - 16:00
Holidays 2026
| 5/11/2025 | 5/11/2025 | Europe Day |
| 1/1/2026 | 1/2/2026 | New Year's Eve |
| 1/7/2026 | 1/7/2026 | Orthodox Christmas |
| 2/17/2026 | 2/17/2026 | Independence Day of the Republic of Kosovo |
| 3/20/2026 | 3/20/2026 | Ramadan Festival (Eid Mubarek) |
| 4/6/2026 | 4/6/2026 | Catholic Easter |
| 4/9/2026 | 4/9/2026 | Constitution Day of the Republic of Kosovo |
| 4/13/2026 | 4/13/2026 | Orthodox Easter |
| 5/1/2026 | 5/1/2026 | International Labor Day |
| 5/27/2026 | 5/27/2026 | Feast of Sacrifice (Greater Eid) |
| 12/25/2026 | 12/25/2026 | Catholic Christmas |
+ 90 312 292 29 29
INVEST IN TÜRKİYE